Përfaqësuesit e Organizatës Turistike – Ulqin po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Prishtinë me qëllim promovimin e ofertës së sivjetshme turistike.
Tradicionalisht tashmë sezoni turistik në Ulqin shpallet i hapur ditët e para të muajit maj kur edhe mund të vihet re fluksi më i madh i turistëve në këtë qytet.
Edhe këtë vit është menduar për organizimit e aktiviteteve me rastin e hapjes së sezonit.
Ajo që tashmë është bërë publike nga organizatorët është mbajtja e dy koncerteve të mëdha ku protagonistë në natën e parë do të jenë artistët kosovarë Ledri dhe Kida, përderisa nata kulmuese e kësaj feste i është besuar këngëtarit boshnjak të njohur si Hari Mata Hari, me koncertin e parashikuar me për me datë 20 maj.