Nga Organizata Turistike (OT) Ulqin njoftohet se këtë javë do të fillojnë punë pikat informuese të këtij institucioni.
Siç theksohet, në fillim do t’i jepen informatat turistëve dhe vizitorëve.
“Duke u këshilluar me Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe Organizatën Nacionale Turistike do të vendosim kur do të fillojë evidentimi i mysafirëve dhe pagesa e taksës së banimit”, shtohet nga OT Ulqin.