Drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit, Qazim Hoxha priti sot ambasadorën e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e sezonit turistik të sivjetmë, duke marrë parasysh faktin se mysafirët nga Kosova përbëjnë rreth 35 për qind të numrit të përgjithshëm të turistëve në rivierën e Ulqinit”, thuhet në njoftim.
Siç u tha, bashkëbiseduesit u pajtuan se ka hapësirë të gjerë për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Ulqinit dhe Kosovës në planin ekonomik dhe kulturor.