Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë.
Bëhet fjalë për tenorët më të njohur nga vendet e rajonit ku marrin pjesë tenorët nga Shqiperia Kastriot Tusha, Josif Gjipali, Mario Karaj, dhe soprano Ardita Meni, nga Serbia Jadranka Jovanoviq, nga Mali i Zi Aleksandra Vojvodiq si dhe bashkeqyterarja jonësoprano Gjylije Pelingu Hoxha.
Ky koncert organizohet për herë të parë në qytetin tonë, për ti mundësuar të gjithë mysafirëve dhe qytetarëve të shijojnë tingujt e muzikës klasike në ambijentet e bukura të Kalasë.
Ju ftojmë edhe Juve të jeni pjesë e këtij manifestimi.