Edhe në këto ditë të fundit të shtatorit në rivierën e Ulqinit shënohet një numër i mirë i vizitorëve, sipas të dhënave të Organizatës Turistike.
Përkatësisht, në Ulqin qëndrojnë 3.062 mysafirë, prej të cilëve rreth 60 % janë në akomodim privat, ndërsa 40 % në hotele.
Pothuajse të gjithë turistët janë të huaj.