Në rivierën e Ulqinit çdo i pesti mysafirë i regjistruar është nga Serbia, tregojnë të dhënat zyrtare të Organizatës Turistike.
Në vend të dytë, për nga numri i ardhjeve, janë mysafirët nga Bosnja dhe Hercegovina (13,45), pastaj nga Kosova (13,25), Rusia (9,5) dhe Shqipëria (7,82).
Të dhënat tregojnë se në mënyrë të konsiderueshme u rrit numri i turistëve nga Gjermania (7,6), të cilët para tridhjetë vitesh ishin mysafirët e huaj më të numërt në këtë qytet.