Edhe në mesin e muajit nëntor vazhdon vizita e mirë në rivierën e Ulqinit, sipas të dhënave të Organizatës Turistike.
Në Ulqin janë të regjistruar 1.271 mysafirë, prej të cilëve 395 ose rreth një e treta janë në hotele.
Turistë të tjerë, 876, janë të regjistruar në akomodime private.