Organizata turistike: PËR DHJETË DITË NJË APLIKACION ONLINE PËR LAJMËRIMIN E AKOMODIMIT NË ULQIN

Ofruesit e akomodimit në Ulqin nga fundi i këtij muaji do të kenë mundësinë e përdorimit të aplikacionit celular online për regjistrimin e mysafirëve, është thënë në një prezantim të mbajtur sot në hotelin “Otrant”.

Një platformë e tillë u mundësua nga Organizata Turistike e qytetit në bashkëpunim me Komunën.

Sipas drejtorit të atij institucioni, Qazim Hoxha, kjo mënyrë mundëson regjistrim efikas të mysafirëve dhe kursen kohë për ofruesit e akomodimit.

Vladimir Bokun nga kompania “Primatech” tha se këtë sistem e përdorin 17 organizata turistike në Mal të Zi, si dhe shumë hotele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi