ORGANIZATA TURISTIKE PËR ULQININ

Ulqini është qyteti më romantik dhe më interesant në bregdetin lindor të Adriatikut. Historia e tij tregon se këtu në dy mileniume e gjysmë janë nderthurur në mënyre frytdhënëse ndikimet kulturore të qytetërimeve më të mëdha botërore. Prania e Orientit dhe Përëndimit, Mesdheut dhe Evropës, akoma ndihen fuqishem në qytetin e vjetër.

Gjatë tërë historisë së vet, ky qytet ka qënë port i rëndësishem detar dhe tregtar, ndërsa nga fundi i shk. XVI deri ne fillim te shk. XIX bazë e madhe e kusarëve.

Natyra ka qënë shumë bujare ndaj këtij qyteti. Deti i kaltërt, lumi Buna me ishullin Ada në gryken e saj, liqeni i begatë i Shasit, Ullishta shumëshekullore me mbi 80 mijë rrënjë të kësaj peme të bekuar, gjiri magjepsës i Valdanosit, burimet shëruese dhe Pylli i pishave dehëse si dhe plazhet e gjatë e të bukura ranore janë vetëm disa prej bukurive natyrore që s’mund të përshkruhen më fjalë. Thjesht, duhet të përjetohen.

Ata të cilët kanë kaluar pushimet në Ulqin, do t’ju thonë se askund në tërë Adriatikun nuk bëhët larje më e këndshme sesa në Ulqin. Uji i detit është i kristaltë, i pastërt, nuk ka anije të mëdha dhe valë të forta. Thellësite e detit janë si kadifeja: të pastërta e të mëndafshta.

Ulqini është qyteti që ka më së shumti orë me diell në Mesdhe, vëndshërim natyror (veçanërisht për gra sterile, të sëmurë me astma, reumë etj), bazë për përgatitje sportive gjatë dimrit dhe rajon ku vegjëtojne rreth 240 lloje të shpezëve. Kjo është arsyeja që shumë gjuetarë e ornitologë, peshkatarë e sportistë, nga vendi dhe bota e përjetojnë këtë vënd si destinacionin më të dashur për pushim dhe argëtim.

Tregu i Ulqinit të marteve dhe të premteve është shumë i njohur. Në të mund të shihen veshjet e mrekullueshme popullore të popujve, grupeve etnike dhe feve të ndryshme të cilët jetojnë këtu. Tradita e tyre dhe veçoritë e tyre kulturore e shoqërore i japin qytetit një sharm dhe bukuri të veçantë pitoreske.

Gjatë historisë, Ulqini ka qënë vëndstrehim i qetë i udhëheqësve e udhëheqëseve. Për këtë, edhe Juve ju ftojmë që të vizitoni qytetin tonë, ndërsa ne do të mundohemi që pushimi Juaj të jetë sa më i këndshëm.

Këtu gjeni mundësi të ndryshme qëndrimi si në objekte hoteliere ashtu edhe në ato private. Gjithashtu keni në shërbimin Tuaj edhe menynë e pasur të kuzhinës vëndase si dhe peshkun më të mirë në Adriatik.

E pasi qe të jeni rrezitur mirë dhe të keni njohur jetën e qytetit, pushimin mund ta pasuroni me pikniqe atraktive në rrethinën e Ulqinit. Do të keni te mundur të zbuloni traditat vendase, monumentët kulturo-historike dhe përjetimin e natyres si në tregimët e Karl Majit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA
Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA

  Komuna e Ulqinit njoftoi se të premten do të fillojë asfaltimi i rrugëve të gërmuara, i cili do të zgjasë disa ditë. Vetëqeverisja lokale u ka kërkuar falje qytetarëve që kanë vuajtur nga kjo situatë,

CEDIS: TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 24 qershor, në periudhën prej orës 08 deri në 14,30, pa energji elektrike do të jetë pjesa e Qytetit përballë

Komuna: BEQIR SELLA KANDIDAT PËR ZËVENDËSKRYETAR
Komuna: BEQIR SELLA KANDIDAT PËR ZËVENDËSKRYETAR

  Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Beqir Sella, është kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info. Ai është deputet i asaj partie në Kuvendin komunal dhe kryen edhe

Forca: Sabri Salaj kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit
Forca: Sabri Salaj kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit

Në mbledhjen e KQ të Forcës së Re Demokratike të mbajtur me 22.06.2022, z. Sabri Salaj, nënkryetar i partisë është votuar njëzëri kandidat për nënkryetar i Komunës së Ulqinit.   Sabri Salaj ka lindur

Deti jonë: RRETH 50 LLOJE PESHKAQENË NE ADRIATIK, VETËM DISA TË RREZIKSHËM
Deti jonë: RRETH 50 LLOJE PESHKAQENË NE ADRIATIK, VETËM DISA TË RREZIKSHËM

Dr Niksha Glaviq nga Instituti për Detin dhe Bregdetin e Universitetit të Dubrovnikut tha se peshkaqenë gjithmonë ka në Adriatik, vetëm se të shohësh kaq afër bregut është e rrallë dhe shkakton emocion