Sipas të dhënave të Organizatës Turistike, në rivierën e Ulqinit po qëndrojnë 36.994 mysafirë ose rreth 23 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në këtë kontribuon sigurisht edhe fakti që është përmirësuar regjistrimi i mysafirëve në akomodimin privat, gjegjësishtë sot janë regjistruar 29.250.
Një vizitë të mirë shënuan edhe hotelet, ku pushojnë 6.700, ndërsa në kampe dhe rizorte janë regjistruar 1.044 turistë.