Organizata Turistike e Ulqinit, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, organizon manifestimin tradicional “Ditët e Kublës”, i cili do të mbahet të shtunen, më 17 maj 2025, në hapësirën e Plazhit të Vogël, pranë parkut të qytetit.
Qëllimi I këtij manifestimi është ruajtja dhe promovimi I traditës peshkatare dhe shpirtit mesdhetar tëUlqinit, perms një program kulturor-argëtues dhe mbledhjes së qytetarëve, mysafirëve dhe dashamirëve të kuzhinës detare dhe muzikës.
Programi fillon në ora 20:00, ndërsa në ora 21:00 do të performojnë Grupi Burimi dheTamburistët nga Pljevlja, të cilët me repertorin e tyre muzikor do të krijojnë një atmosphere autentike në këtë mbrëmje të dedikuar kublës – traditës peshkatare ulqinake.
Ftojmë të gjithë bashkëqytetarët dhe vizitorët e Ulqinit që së bashku të festojmë këtë ngjarje të veçantë me muzikë, traditë dhe aromën e detit.
Mirë se vini!