Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit për të tretën herë organizojnë manifestimin “Dhjetori i ëmbël” i cili ka filluar këtë vit nga data 23 dhjetor deri më 7 janar në shëtitoren ne Plazh te Vogël.
Me këtë rast, i njoftojmë të gjithë qytetarët se qarkullimi për të gjitha mjetet motorike do të mbyllet në periudhën në vijim nga Kafe Bar Indigo në drejtim te Plazhit te vogel:
30 dhjetor: koncert nga ora 18:00 deri në 00:30
1 janar: koncert nga ora 13:00 deri në 16:00
2 janar: koncert nga ora 13:00 deri në 16:00
2 janar: koncert nga ora 19.00 deri ne 00.00
7 janar: koncert nga ora 19.00 deri në 00.00
Lusim të gjithë qytetarët për mirëkuptim, me shpresën që të gjithë së bashku t’i shijojmë koncertet e ardhshme.