Osmanoviq: MBI 80 PËR QIND E SHQIPTARËVE TË PAKËNAQUR ME STATUSIN

Sabina OsmanoviqHulumtimi i cili është bërë pak kohë më parë ka treguar se 82 për qind e Shqiptarëve në Mal të Zi janë të pakënaqur me mënyrën se si shteti i zgjidh problemet ekonomike, kombëtare dhe të vetëqeverisjes lokale ku ato përbëjnë shumicën.

“Shqiptarët nuk arritën që në shtëpinë, në ndërtimin e së cilës kontribuuan, të zënë vendin që ju takon”, tha për “Vijesti” dr Sabina Osmanoviq, e cila morri pjesë në këtë hulumtim dhe për këtë temë prezantoi punimin në konferencën ndërkombëtare në SHBA.

Ajo shtoi se “rezultatet e hulumtimit tregojnë se tani ka mbetur pak nga entuziazmi i vitit 2006”. “Edhe pse vota e Shqiptarëve ishte vendimtare në referendum, sot erdhi deri tek defaktorizimi i tyre”, tha Osmanoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi