Osmanoviq (PDS): QËNDRONI NË SHTËPI QË TA FITOJMË LUFTËN

SeadiMesazhi i kryetarit të Këshillit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin Mr. Sead Osmanoviq.

Të nderuar qytetar te Ulqinit,

Uroj të keni forcë, durim dhe mençuri që të gjithë së bashku, me solidaritet te plote të luftojmë kundër kësaj sëmundje të eger. Ju lutem, respektoni rregullat, sepse kjo është e vetmja mënyrë për te dalur nga kjo situate! Nuk dëshirojmë që të na përsëritet skenari i shteteve fqinje!

Falenderim i veçant Qeverisë së Malit të Zi, pushtetit lokal, të gjithë institucioneve dhe organizatave, punonjësve të shëndetit dhe të gjithë punonjësve të tjerë, per aktivitetet e ndërmarura për parandalimin e përhapjes së virusit COVID19 dhe për veprat e tyre që të mundesojne vazhdimin jetes dhe funksionimin normal në qytetin tonë. Puna e tyre e palodhshme është shembulli me i mire i humanizmit.

Na ka mbetur edhe shumë për të bere, por pikë së pari duhet që ta fitojmë kete luftë se bashku, që të kemi fuqi për të vazhduar punen, jeten dhe të fitojmë betejat e reja.

Qëndroni në shtëpi! Për Ju, për familjet Tuaja, për Ulqinin, për Malin e Zi!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…