Anëtari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Artan Osmanoviq ka akuzuar ish kolegun partiak Zhelko Rolloviq që po tenton të destabilizojë këshillin e kësaj parti në Ulqin.
Osmanoviq në kumtesën dorëzuar “Vijestit” ka thirr Rolloviqin që të shpjegojë për ke ka menduar kur foli për parazitë, kontrabandë nëpër Shqipëri dhe diplomat e dyshimta.
“Thatë që jemi parazitë të cilët i presin të gjitha nga partia. Kërkojë që publikisht ta tërhiqni atë fjalë kur është çështja për mua dhe familjen time”, tha anëtari i PDS-së duke theksuar që nga anëtarësia në këtë parti ai dhe familja e tij nuk kishin asnjë lloj interesi.
Osmanoviq shtoi që studimet magjistrale i ka përfunduar në Tiranë, është doktorant në fakultetin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës, por që vazhdon të jetë i papunësuar në Mal të Zi.