Ostros: KATËR HERË MË PAK NXËNËS SE PARA 40 VITEVE

shkolla-fillore-gjergj-kastrioti-skenderbeu-ne-ostrosDrejtori i SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Ostros Beqir Berjasheviq ka thënë që këtë vit shkollor ky institucion e ka nisur me kushte jashtëzakonisht të mira për punë.

“Vitet e kaluara kemi investuar shumë mund dhe mjete, në mënyrë që objekti shkollor të bëhet sa më funksional dhe mund të themi që arritëm sukses – interneti tani funksionon shkëlqyeshëm në zonën e Ostrosti, klasa kompjuterike është e mobiluar tërësisht, ndërsa në plan kemi përmirësimin e komponentëve kompjuterike, meqenëse teknika daton prej para disa viteve”, tha Berjasheviq për Barinfo.

Shkollën “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” këtë vit e ndjekin 119 nxënës, që është katër herë më pak se para 40 viteve. Në vitin shkollor 1974/1975 në Krajë ishin të regjistruar 517 nxënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…