Ostros: PUNËTORËT E SHKOLLËS FILLORE NDIHMOJNË ME 1000 EURO TË PREKURIT NGA TËRMETIT NË SHQIPËRI

 

Shkolla Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Ostros, KrajeKolektivi i shkollës fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros, për të prekurit nga termeti katasrofal që goditi Shqipërinë grumbulloi 1000 euro ndihmë financiare. Të gjithë anëtarët e kolektivit, mësimdhënës e punëtorë të tjerë ndanë për këtë qëllim, secili sipas mundësisë, mjete finaciare,nga të ardhurate përsonale individuale.

Grumbullimi i ndihmave për bashkëkombasit tanë në Shqipëri siç mësohet, ka nisur sot edhe nga struktura dhe shoqata tjera që veprojnë në Krajë, saktësisht në Bashkësinë Vendore Ostros.

Më këtë rast Kolektivi i shkollës shpreh ngushllimet më të thella për familjet e viktimave dhe deshirat e sinqerta për sherimin e shpejtë të të lëndarve, si dhe dhimbjën për ata që humben shtëpit e banimit dhe banesat e tyre në këtë fatkeqësi natyrore. (Ali Gjeçbritaj)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…