OT: DO TË STIMULOJMË QË QYTETARËT TANË TË JENË UDHËRRËFYES TURISTIK

Ulqin, Ulcinj, Kalaja, Stari grad, PanoramaNga Organizata Turistike e Ulqinit paralajmëruan se pas sezonit do të përkrahin edukimin shtesë të të rinjve për profesionin e udhërrëfyesit turistik.

„Është treguar se nga mënyra se si udhërrëfyesit turistik e prezantojnë Ulqinin kryesisht varen edhe përshtypjet e mysafirëve për destinacionin tonë“, thonë në OT.

Siç theksohet, ka raste kur udhërrëfyesit nuk janë nga Ulqini dhe japin informata të pasakta dhe të paplota dhe nuk rekomandojnë përmbajtjet kyçe.

„Njëkohësisht, ato të cilët janë nga qyteti jonë, përpiqen që turistët të shkojnë me kujtimet më të bukura dhe këtë gjë OT e respekton shumë dhe dëshiron ta stimulojë edhe më tepër. Në veçanti në situata kur është evident ndryshimi i strukturës së mysafirëve, zgjatja e sezonit dhe investimet e reja. E ato, para së gjithash, nënkuptojnë investime në kuadro, në njerëz të ri, të rinj të cilët e duan qytetin e vet dhe sfidat e reja“, shtojnë nga OT Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS
“Koha Javore”: QANI OSMANI REDAKTOR PËRGJEGJËS

E vetmja gazetë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore” ka një kryeredaktor të ri nga numri 1022. Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion ta kryejë sociologu dhe publicisti

Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE
Të marten koncerti i sezonit: NË ULQIN PERFORMOJNË YJET E MUZIKES KLASIKE

Të martën e ardhshme ulqinakët dhe mysafirët e tyre do të kenë një mundësi unike për të ndjekur një koncert të katër yjeve të muzikës klasike. Bëhet fjalë për Josif Gjipalin dhe Kastriot Tushën, tenor

Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA
Art club: U PËRURUA LIBRI “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI” I AUTORIT ISMAIL DODA

Në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së Kulturës – Ostros, të mërkurën (10 gusht 2022) është bërë përurimi i përmbledhjes “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” të autorit Ismail Doda. Në emër

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas