OT: DY GRUPE GAZETARËSH DO TË VIZITOJNË ULQIN

Në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit të ardhshëm Organizata turistike e Ulqinit do të mirëpresë dy grupe gazetarësh nga shtetet e regjionit.

Siç mësuam nga ky institucion, në ditët e fundit të korrikut këtë komunë do ta vizitojnë grupi i gazetarëve nga mediet me influencë më të madhe në Kosovë, ndërsa në fillim të korrikut në rivierën e Ulqinit do të vijnë përfaqësuesit e medieve nga Bosnja dhe Hercegovina. Ato do të vizitojnë monumentet më të rëndësishme kulturo-historike dhe do të takohen me zyrtarët e komunës së Ulqinit.

Në OT shpresojnë që vizita e gazetarëve nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të nxisë ardhjen më të madhe të mysafirëve nga këto tregje, e cila pritet mbas festës myslimane Bajramit të Ramazanit, përkatësisht mbas 11 gushtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…