OT: EDHE ULQINI TË JETË “DESTINACION I GJELBËR”

Nën organizimin e Organizatës Turistike të Ulqinit të mërkurën, më 26 janar, do të fillojë punëtoria (workshop) treditorë ku do të prezantohen aktivitetet dhe rezultatet e deritashme të procesit “Green Destinationas”, si dhe hapat që do të ndërmerren.

Bëhet fjalë për plotësimin e gjithsej 100 kritereve të platformës ndërkombëtare për brendimin e destinacionave të qëndrueshme.

OT Ulqin tenton që maksimalisht t’i përgjigjet kërkesave të rrepta dhe gjithëpërfshirëse të platformës, e cila këtij qytet i solli disa mirënjohje për shembujt e praktikës së mirë.

Programi “Destinacioni i gjelbër” do të përfshihet në Strategjinë e re të Zhvillimit të Turizmit në Mal të Zi për tre vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…