Nga Organizata Turistike njoftuan se filloi realizimi i projektit „Ulqini – turi virtual“, i pari i këtij lloji në Mal të Zi.
Siç thuhet, ky prezantim modern i Komunës së Ulqinit do të jetë i dukshëm nga çdo platformë online në faqen e internetit http://ulcinj360.com/ulcinj.html?xml=1.xml .
Tura virtuale fillimisht do të ketë 100 pika, gjegjësisht lokacionet më atraktive natyrore, historike, kulturore dhe turistike të Ulqinit.
I tërë projekti do të përfundoi deri në fund të qershorit.