Nga Organizata Turistike e Ulqinit kanë thirr të gjithë ato që merren me qiradhënien e akomodimit që të bëjnë regjistrimin e mysafirëve.
Siç thuhet, përveç se është obligim ligjor, regjistrimi nevojitet edhe për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.
“Po ashtu, filluan punë inspektoratet, u paralajmëruan edhe kontrollet në pikët kufitare, prandaj është në interesin e të gjithëve që mysafirët të jenë të evidentuar”, shtohet nga OT Ulqin.