OT: GAZETARËT NGA KOSOVA NË ULQIN

Në Ulqin është duke qendruar një grup gazetaresh prej 35 personave nga televizionet dhe gazetat më të rëndësishme të Kosovës siç janë KTV, RTV21, Klan Kosova, Zëri, Kosova Press, Bota sot, Lajm, Epoka e re, Tribuna, TV Mitrovica, Prizreni, Gjakova, Ferizaji, etj .10344770_10204099058260937_6806908701119476189_nKy eshte aktiviteti i radhes sa i perket grupeve te medijeve qe ka marre persiper Organizata Turistike e Ulqinit ti ftoje si nje vazhdimesi per ngritjen e ofertes turistike. Pasi qe gjate gjithe muajit te qershorit kemi patur mysafire medijet nga Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Rusia dhe Kroacia, e kemi gjetur te arsyeshme qe edhe Kosovaret ti ftojme ne qytetin tone dhe ate enkas ne kete periudhe kur po mbahen manifestime shume te rendesishme qe po ndikojne dukshem ne oferten turistike. Per keto gazetar qe do te qendrojne ne Ulqin prej 26 deri 28 qershor eshte pregaditur nje agjende ku do te kene mundesine te vizitojne pervec bukurive natyrore te Ulqinit edhe naten finale te Miss Shqiperise dhe festivalin Southern Soul Festival ne plazhin Dolcinium.10354090_10204099072941304_4583654392324386282_nShpresojme qe qendrimi i gazetareve nga Kosova do te ndikoje dukshem ne rritjen e turisteve nga ky vend te cilet si gjithmone Ulqinin e zgjedhin si destinacionin e tyre te preferuar per te kaluar pushimet verore.

Konferenca per shtyp ku do jete prezent edhe kryetari i Komunes dhe drejtoresha e OT Zana Sarvan do te mbahet ne hotel Mediteran te shtunen me 28 qershor.

Per kete aktivitet Organizata Turistike e Ulqinit falenderon posacerisht sponzoret tane qe mundesuan qe kjo vizite te realizohet ne nivel shume te larte e ate: firmen Vector nga Kosova, hotel Mediteran, Albatros, Restaurantet La Tavola, Express City Center, Shasi, Ibiza beach club, Plazhet Safari, Saranda, Copacabana, Dolcinium por edhe shume te tjere qe vazhdimisht na perkrahim. Shpresojme qe gjithmone do te bashkepunojme per raste te tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…