OT: HAPJA ZYRTARE E SEZONIT TURISTIK

photoDrejtori i Organizatës turistike të Ulqinit Minir Karamanaga ka thënë që mbajtja e manifestimit „Të gjithë për turizëm“ do të shënojë fillimin e sezonit të sivjetmë turistik në këtë komunë.

Ai në konferencën e sotme për shtyp ka thënë që programi jashtëzakonisht i pasur i këtij manifestimi, si dhe programet që për 1 maj do të mbahen në plazhin „Kopakabana“, hotelin „Otrant“ dhe në Bunë, do të sjellin në rivierën e Ulqinit një numër të madh të mysafirëve nga vendi dhe jashtë.

„Oferta turistike për festat e një majit dhe sezonin turistik pak kohë më parë në mënyrë të suksesshme janë prezantuar në Prishtinë“, tha Karamanaga dhe paralajmëroi vizitat studiuese të gazetarëve nga Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina Ulqinit.

Drejtori i OT ka prezantuar dhe materialin e ri propagandues, shumë interesant, të Ulqinit të cilin e punoi kjo organizatë.

„Në fund të kësaj jave do të marrim pjesë në panairin e turizmit në Lukavc, si partner i këtij manifestimi, që është edhe një mundësi e mirë që të prezantohemi në tregun e BdheH“, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi