Sipas vlerësimit të Organizatës Turistike këtë fundjavë në rivierën e Ulqinit pushojnë gati 40.000 mysafirë të regjistruar.
Vlerësohet se numri i atyre të cilët nuk janë të lajmëruar është akoma më i madh, e kur kësaj i shtohen ato që për fundjavë vijnë nga qytetet tjera, atëherë numri i mysafirëve të dielën në Ulqin është rreth 100 mijë.
Të dhënat tregojnë se rritje më të madhe shënojnë hotelet dhe kampet. Kështu, për shembull, në hotele pushojnë 5.262 mysafirë apo për një të tretën më shumë se vjet, ndërsa në kampe ka për 38 për qind më shumë mysafirë se një vit më herët.