Në të gjithë llojet e akomodimit në Rivierën e Ulqinit këtë fundjavë kemi vizitë më të mirë se vitin e kaluar, njoftohet nga Organizata Turistike.
Siç thuhet, në Ulqin janë 21.310 mysafirë të regjistruar, prej të cilëve shumica pushojnë në akomodim privat.
Vizita e mirë është evidente edhe në hotele, ku pushojnë 4.103 mysafirë ose për një të pestën më shumë se vitin e kaluar, veçanërisht në kampe.
“Në këtë lloj të akomodimit kemi 478 mysafirë ose gati 50 për qind më shumë se në vitin 2017 në ditën e sotme. Përfundimisht kampet janë hit i këtij sezon”, shtojnë nga OT.