OT: KJO SEZON MË E MIRË SE AJO E VITIT TË KALUAR

“Në bazë të një numri të madh të treguesve, kjo sezon ishte më e mire se ajo e vitit të kaluar”, ka deklaruar drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit Minir Karamanaga.

Ai për “Dan” tha që “gjithmonë mundet më mirë” duke shprehur shpresën që trendi i vizitës më të madhe dhe rezultateve më të mira do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm.

Sipas fjalëve të tija, ekzistojnë probleme të mëdha në turizëm. “Ato paraqiten për çdo vit, siç janë mungesa e hapësirës së parkingut, dilerët, lypësit, zhurma”, tha ai dhe shtoi që qyteti këtë verë ishte shumë më i pastër, ndërsa infrastruktura rrugore më pak e ngarkuar.

“Dan” përcjell dhe pakënaqësinë e disa punëtorëve turistik në Ulqin për arsye të problemeve në furnizim me ujë dhe rrymë elektrike gjatë sezonit. “Mysafirët habiten pse nuk ka asnjë lloj animacionit. Përveç plazheve nuk ju ofrohet asgjë”, tha qiramarrësi i “Liman 2” Predrag Klikovac, i cili theksoi që ka pritur të paktën 50 për qind rezultate më të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…