Nga Organizata turistike është paralajmëruar që ditët e ardhshme do të prezantohet materiali i ri propagandues i cili pak kohë më parë është botuar në tre gjuhë: anglisht, malazezçe dhe shqip.
Nga ky material veçohet broshura luksoze me emrin “Ditari i kapedan Hektorit – Një ditë e jetës time” në të cilën në 48 faqe turistët mund të mësojnë shumë për historinë dhe të tashmen e Ulqinit.
OT po ashtu ka shtypur dy harta: atë të rivierës së Ulqinit dhe të Kalasë, kartolina, bookmarkera, si dhe paketën dhuratë e cila përmban DVD multimediale të qytetit.