Sipas të dhënave të Organizatës turistike, në rivierën e Ulqinit qëndrojnë mbi njëmijë mysafir në hotele dhe kampe. Në objektet e hotelerisë pushojnë 964 mysafir, nga të cilët gati të gjithë janë të huaj, ndërsa 60 mysafir janë të vendosur në kampe.
Në Organizatën turistike vlerësojnë njëkohësisht që në akomodimet private qëndrojnë diçka më pak se 1500 mysafir.
Siç ceket, numri i saktë i turistëve do të përcaktohet në momentin kur me punë do të fillojnë byrotë turistike të cilat do ti hap organizata.