Organizata turistike ka deklaruar që në rivierën e Ulqinit pushojnë 4900 mysafirë apo dhjetë përqind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Siç është thënë UL-infos nga ky institucion, më së shumti mysafirë janë regjistruar në akomodimet private, mbi 2600. Në hotele pushojnë 2127, ndërsa në kampe dhe pushimore 134.
Nga numri total i mysafirëve, të huaj janë 97 përqind e turistëve të regjistruar.