Nga Organizata turistike është lajmëruar që edhe në fillim të gushtit vazhdon trendi pozitiv i vizitës në rivierën e Ulqinit. Siç thuhet, në këtë komunë pushojnë gjithsej 25 253 mysafirë apo gjashtë për qind më shumë se vitin e kaluar.
Në hotele qëndrojnë 2904 mysafirë, që do të thotë që vizita në këtë lloj të akomodimit është për një të pestën më e mirë se vitin e kaluar, derisa përqindja është akoma më e mirë në kampe ku qëndrojnë 231 kampistë, ose për 60 për qind më mirë se vitin 2012. Më shumë turistë më në fund ka dhe në akomodimin privat, gjithsei 22 118, apo katër për qind më shumë se vitin e kaluar. Nga OT theksuan që këto ditë po e vizitojnë Ulqinin një grup gazetarësh nga mediet më me ndikim në Bosnje dhe Hercegovinë.