OT: MYSAFIRË MË SHUMË PËR 22 PËR QIND

Press MediteranNë Rivierën e Ulqinit pushojnë 22 për qind më shumë mysafirë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, njoftoi drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan.

Ajo tha që kësaj vizite shumë të mirë i kontribuan edhe manifestimet e mëdha të mbajtura në Ulqin, siç janë “Miss Shqipëria 2014” dhe Southern Soul Festival.

Sarvan mbajti sot me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka konferencë për shtyp në hotelin “Mediteran” me gazetarët nga Kosova.

Në Ulqin në tre ditët e kaluara, në organizim të OT, ka qëndruar grupi prej 37 gazetarëve nga 26 medie kosovare të cilët në vendngjarje janë bindur në gatishmërinë e Ulqinit për kulmin e sezonit turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…