Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës turistike, ditën e parë të gushtit në rivierën e Ulqinit qëndrojnë mbi 25 mijë mysafirë të regjistruar.
Kjo është një për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, pohojnë nga ky institucion.
Më së shumti mysafirë pushojnë në akomodimin privat 22 271, në hotele 2929, ndërsa në kampe 238.
Rreth 95 për qind nga numri i përgjithshëm i mysafirëve e përbëjnë të huajt.