Në rivierën e Ulqinit pushojnë 29.425 mysafirë, që është në të njëjtin nivel si vitin e kaluar, njoftohet nga Organizata turistike.
Vizitë pak më të mirë shënojnë hotelet, ku ka tre për qind më shumë turistë, ndërsa në akomodime private pushon numri identik i tyre.
Nga numri i përgjithshëm i mysafirëve këto ditë në Ulqin pushojnë gati 98 për qind të huaj.