OT: MYSAFIRË PËR NJË TË KATËRTËN MË SHUMË SE VITIN E KALUAR

Edhe të dhënat nga Organizata turistike tregojnë që sezoni në Ulqin ka mbërritur zenitin. Sipas informatave nga e premtja, në Ulqin zyrtarisht pushojnë 26 732 turistë, ose 23 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Të gjitha llojet e akomodimit shënojnë rritje të rëndësishme në krahasim me vitin 2012. Kështu, për shembull, në hotele pushojnë diçka më pak se 3500 mysafirë, që është 68 për qind më shumë se një vit më parë, derisa në akomodimin privat janë të regjistruar rreth 23 mijë turistë apo për 18 për qind më shumë se në vitin 2012 në këtë kohë.

Mirëpo, kërkesa e madhe për shtretër, trafiku i rënduar në qytet dhe në plazhe, shitja në furra buke dhe lokale, shpenzimi i ujit dhe rrymës elektrike, vërtetojnë që mysafirë në Ulqin në mesin e këtij muaji ka të paktën tre herë më shumë ngase tregon statistika zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…