OT: NË FILLIM TË MAJIT MANIFESTIMI “TË GJITHË PËR TURIZËM”

Te gjithe per turizemOrganizata turistike e Ulqinit ka njoftuar se edhe këtë vit po përgatit manifestimin Të gjithë për turizëm 2015. “Kemi për qellim që të gjithë turistët të cilët do të kalojnë festat e një majit në Ulqin, e besojmë se do të jenë shumë si vitet e kaluara, të zgjasin qëndrimin e vet deri në fund të fundjavës dhe të kënaqen në të gjithë aktivitetet dhe ngjarjet të cilët do të mbahen në këtë periudhë”, thonë nga OT.

Siç shtohet, Një maji tradicionalisht do të festohet në Adë të Bunës, Plazhin e madh, gjirin e Valdanosit, në tubime të ndryshme miqësore dhe familjare.

“Me këtë rast dëshirojmë të ftojmë të gjithë njerëzit vullnet mirë të vizitojnë Ulqinit sepse me bindje mund të themi se Një maji nuk festohet askund në mënyrë kaq të bukur si tek ne”, thonë nga OT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi