Organizata turistike e Ulqinit, në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe Organizatën nacionale turistike, promovon ofertën turistike të Ulqinit në bursën e turizmit “Top Resa 2013” në Paris, i cili mbahet deri më 27 shtator.
Panairi “Top Resa” mbledh një numër të madh të profesionistëve në biznesin e turizmit, është vetëm i karakterit biznesor, ndërsa pjesëmarrja në këtë panair mundëson vendosjen e kontakteve dhe punës me turoperatorët në kohën kur është optimale të planifikohen dhe kontraktohen punët për vitin e ardhshëm.
Pritet që vitin e ardhshëm panairin ta vizitojnë rreth 30.000 vizitorë dhe mbi 3000 përfaqësues të shtëpive mediatike, si dhe njerëz të biznesit të cilët planifikojnë të investojnë në turizëm.