Organizata turistike ka deklaruar që në rivierën e Ulqinit pushojnë diçka më shumë se 23 mijë mysafirë apo një për qind më shumë se vitin e kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare, vizitën më të mirë e shënojnë kampet dhe hotelet ku mysafirë ka 30, gjegjësisht nëntë për qind, derisa vizita në akomodim privat është një për qind më pak.
Nga fakti që plazhet këto ditë ishin më dobët të mbushura se në fillim të gushtit mund të konkludohet që evidentimi i turistëve këtë sezon në Ulqin është shumë më i mirë se një vit më herët.
Paralajmërimet i hotelierëve thonë që valë e madhe e turistëve pritet nga e shtuna dhe mund të zgjas deri në fund të këtij muaji.