OT: NË ULQIN MBI 700 MYSAFIRË

Velika PlazaSipas të dhënave zyrtare të Organizatës turistike, në rivierën e Ulqinit sot qëndrojnë 740 mysafirë. Pjesën më të madhe, 629, e përbëjnë të huajt dhe kryesisht janë të vendosur në hotele, ndërsa 22 qëndrojnë në kampe.

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik, të cilën e drejtoi kryetari Fatmir Gjeka.

Ai deklaroi që në fillim të javës së ardhshme do të organizohet takimi me drejtuesit e policisë kufitare dhe shërbimit doganor në mënyrë që maksimalisht të lehtësohet hyrja e turistëve në vendkalimin Sukubinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi