Në rivierën e Ulqinit këto ditë të fundit të shtatorit pushojnë 6.580 mysafirë, njoftohet nga Organizata Turistike.
Siç theksohet, kjo është mbi dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Më së shumti mysafirë janë regjistruar në akomodimin privat, 4.498, pastaj në hotele 1.931, gjersa në kampe janë evidentuar 151 turistë.