Nga Organizata Turistike u njoftua se të premten numri i atyre të cilët pushimin e kalojnë në Ulqin është 28.043.
Siç theksohet nga ky institucion, numri i mysafirëve të evidentuar është katër herë më i lartë se në fillim të shtatorit vitin e kaluar.
Në akomodimin privat janë regjistruar 23.686 turistë, në hotele pak mbi 4.000, ndërsa në pushimore dhe kampe 352 mysafirë.