Organizata Turistike e Ulqinit njoftoi se nga data 1 shkurt (e enjte) taksa turistike në Ulqin do të jetë një euro.
Siç thuhet, vendimi për këtë është marrë në seancën e 29 dhjetorit 2023 nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit.
Ky vendim është publikuar në Fletën Zyrtare të Malit të Zi më 23 janar dhe do të hyjë në fuqi tetë ditë pas publikimit.