Një grup prej 11 turoperatorësh nga Turqia po qëndrojnë në një vizitë studimore në Mal të Zi me ftesë të Organizatës Nacionale Turistike.
Ato nesër, në organizim të Organizatës lokale Turistike, do të qëndrojnë në Ulqin dhe do të vizitojnë lokalitetet më të rëndësishme.
Në mesin e tyre do të jenë disa nga turoperatorët më të njohur nga Turqia, siç janë Demco travel, Karden Turizm, Phantom Tour, Insu Turizm, Domino Turizm, Vispo Turizm, Hunkar Turizm, Skal International, Seyir Defteri Tur, Most Turizm, Lalittur, si dhe përfaqësuesja e bordit të drejtorëve të Shoqatës së Agjencive Turistike të Turqisë – TURSAB.