Panairi nderkombetar i turizmit ne Prag eshte nje manifestim tradicional ne te cilen Organizata Turistike e Ulqinit prezanton oferten e vet per tregun e Cekise, prej te cilit kemi nje numer te konsiderueshem te turisteve. Bashkepunimi I mire me organizatat tjera lokale ka rezultuar me pjesemarrjen e perbashket ne kete panair ku Organizata e Ulqinit po merr pjese me OT te Budves, Tivarit, Tivatit dhe Kotorrit.
Diten e pare te panairit jane mbajtur takime me perfaqesuesit e agjensioneve turistike dhe turoperatereve me te cilet do te vazhdohet bashkepunimi. Vizitoreve te stendes sone eshte ofruar material I ndryshem promovues ne gjuhen angleze dhe cehe qe jane informuar si per oferten turistike te Ulqinit por edhe te Malit te Zi ne teresi per vitin 2016. Interesimin me te madh e kane patur per akomodimin privat por edhe te hoteleve ne vendet bregdetare, por edhe per cmimet e sezonit veror per kete vit. Prej afaristeve ne panairin e Pragut jane prezent Riviera e Ulqinit, hotel “Albatros” dhe hotel “Riva”
Diten e dyte te panairit me 19 shkurt eshte e planifikuar press konferenca ku do te marrin pjese rreth 15 gazetare te ndryshem sic jane: Travel Trade Gazette, World Trend, Spigl, New Europe, The Economist, Gastro Report, Travel Proxy, Dorian Press, Urfart, Will Shows, CTP etj. Drejtoresha e OTU Zana Sarvan do te kete disa minuta ne dispozicion per te prezantuar oferten turistike te Ulqinit gazetareve.
Gjate vitit 2015 Ulqinin e kane vizituar 9.125 turiste qe kane realizuar 73.483 fjetje qe eshte 16% me teper fjetje ne krahasim me vitin 2014.
Ne panairin e 25 nderkombetar qe mbahet ne Prag marrin pjese rreth 70 vende te ndryshme me 800 ekspozues, dhe deri ne fund te panairit priten rreth 35.000 vizitor.