OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT PREZANTOHET NË BEOGRAD

Panairi ne Beograd, Sajam u BeograduNe panairin e 38. Ndërkombëtar të turizmit ne Beograd qe mbahet prej 18 deri 21.02.2016, Organizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjese ne bashkëpunim me Organizatën Nacionale te MZ si dhe me organizatat lokale ne stendën e përbashkët ne sallën numër 1, ku Organizata Turistike  e Ulqinit ka rezervuar një hapësire për prezantimin e qytetit dhe të gjithë tjerëve që janë te interesuar te marrin pjesë. Ofertën e vet turistike për këtë sezone verore janë duke e promovuar Riviera e Ulqinit, hoteli Albatros si dhe shumëagjensione, etj. Delegacionin e Malit të Zi e udhëheqin ministri i turizmit BranimirGvozdenoviq, drejtoresha e Organizatës Nacionale TuristikeZhelkaRadak dhe ambasadori i Malit të Zi.

Përveç ofertës së pasur të qendrave turistike të Malit të Zi, në panair promovohen edhe ofertat specifike turistike, si dhe paketat atraktive te akomodimeve që janë formuar për tregun e Serbisë gjatë periudhës jashtë sezonit por edhe gjatë sezonit turistik. Çmimet do të jenë në nivelin e vitit të kaluar. Po ashtu bëhet promovimi i manifestimeve zbavitëse dhe kulturore, festivalet “SeaDance” ne Budvë dhe “SouthernSoul” në Ulqin. Të gjithë vizituesit e stendës sonë kanë mundësinë të sprovojnë specialitet e kuzhinës të Malit të Zi , verërat malazeze si dhe specialitetet tradicional të qytetit tonë  ëmbëlsirat bakllavë, lule shegë dhe haxhimakule.

Drejtoresha e Organizatës Turistike të Ulqinit Zana Sarvan më 18 dhe 19 shkurt ka pas disa intervista dhe sot e mbanë konferencën për shtyp. Këto dy ditë të panairit kanë kaluar me sukses të madhku është treguar interesim për akomodime si dhe për pushim aktiv gjatë sezonit turistik.

Në panair janë rrathë 1100 ekspozues nga 55 vende.
Të dhënat statistikore tregojnë që Mali i Zi edhe gjate vitit 2015 ishte destinacioni kryesor për turistët nga Serbia, ndërsa Ulqinin gjatë vitit 2015 e kanë vizituar 21.106 turistë nga ky vend që kanë realizuar 181.258 fjetje e që është 52% më tepër fjetje në krahasim me vitin e kaluar.

Shërbimi i OT Ulqin

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa