OT: “PANAIRI LIST 2016” NË LUKAVAC

LukavacOrganizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjesë në panairin List 2016 në Lukavac që po mbahet prej 12 deri 14 maj ku ka siguruar një stendë prej 20m2 dhe po merr pjesë në bashkëpunim me ONT dhe Organizatën Turistike të Tivatit. Në hapjen solemne të panairit fjalën përshëndetëse e kanë patur organizatori z.Izet Nuhanoviq, ministrija e turizmit Edita Gjoko dhe kryetari i Komunës së Lukavacit z.Xhevad Mujkiq.

Stendën tonë e vizituan nënkryetari i Komunës z.Mahmutoviq dhe drejtori i panairit kurse drejtori i OT z.Mr.Fuad Haxhibeti shfrytëzoj rastin të takohet dhe bisedojë me delegacionin e këtij vendi, me të cilet ka nënshkruar edhe protokolin për binjakëzim para dy viteve. Shoqata Devetak që kanë qenë mysafirët tanë për festivalin *D olcinium festival* poashtu kanë vizituar stenden tonë gjatë ditës së parë të panairit.

Interesimi për qytetin tonë ka qenë jashtëzakonisht i madh por shpresojmë që deri në fund të panairit do të ketë edhe më tepër vizitorë. Ky panair ka rreth 130 ekspozues prej 10 vendeve dhe është njëri ndër më të rëndësishmit në Bosnjë i cili është një treg me rëndësi të madhe për Ulqinin ku edhe numri gjatë vitit 2015 ishte 16.290 turistë që kanë realizuar 99.221 fjetje,

Shpresojmë që promovimi i ofertës turistike dhe pjesëmarrja jonë në këtë panair që po mbahet në prag të sezonit turistik, do të ndikojë që edhe numri i turistëve nga ky vend do të jetë më i madh. Sigurisht që edhe numri më i madh i fjetjeve të realizuara do të jetë nga vendet rajonale.

Shërbimi i Organizatës Turistike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…