OT: Panairi në Bratisllavë 2015

picture (3)Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me organizatat lokale të Tivarit, Tivatit, Budves, Cetines dhe Kotorrit është duke marrë pjesë në panairin e Bratislavës *ITF Slovakia* i cili njëherit është panairi më i rëndësishëm i turizmit në Sllovaki dhe këtë vit mbahet prej 29 janarit deri me 1 shkurt të vitit 2015.

Ditën e parë të panairit vizita eshte mjaft e mirë kurse sipas të dhënave të organizatorëve në këtë panair ofertën e vet turistike do ta prezentojnë rreth 300 ekspozues nga 20 vende të ndryshme ku edhe presin viziten prej 75.000 si profesionistë nga lëmia e turizmit poashtu edhe individë që kërkojnë destinacionin e tyre për pushime vjetore. Poashtu, në stendën e përbashkët të Malit të Zi ditën e parë janë mbajtur takime punë me përfaqësues të agjensive turistike dhe turoperatere të ndryshëm për bashkëpunime të mëtejshme. Vizituesve të stendës tone i është ofruar materijal promovues në gjuhën angleze në bazë të cilit mund të njoftohen për ofertën turistike si të Ulqinit poashtu edhe të Malit të Zi për vitin 2015.

Përveç pjesëmarrjes aktive të Organizatës Turistike të Ulqinit e cila promovon qytetin nëpërmjet katalogjeve dhe broshurave të ndryshme, Ulqini do të prezentohet si destinacioni më i preferuar për pushim aktiv siç është Kite dhe Wind surfing, zhytja, vezhgimi i shpezeve, kalërimi në Adë etj.

Shërbimi i OT Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ulqin: Kumtesë mbi aktivitetin e Komunës

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit niset në ndihmë në qytetin e Shkodrës. Pas zjarrit që ka kapluar një lagje në Shkodër dhe me kërkesë të Kryetarit të Bashkësisë Shkodër z.Benet Beci