OT: PANAIRI NË BUKURESHT

picture (3)Organizata Turistike e Ulqinit për të parën herë merr pjesë në panairin e Bukureshtit TTR i cili mbahet prej 13 deri me 16 mars. Në stendën e përbashkët marrin pjesë organizatat e Herceg Novit, Ulqinit, Tivarit dhe Budvës. Sa është i rëndësishëm ky panair tregojnë edhe të dhënat se deri në fund priten rreth 30.000 vizitues, kurse në panair janë prezent 270 ekspozues nga 30 vende të ndryshme. Ditën e pare stendën tone e ka vizituar edhe ambasodori i Malit të Zi ne Rumani Milan Baboviq.

Sektoret kryesor të ekspozuesve të këtij panairi përfshijnë: Organizatat Nacionale, agjensite turistike, organizator të udhëtimeve, avio kompani, shoqëri të sigurimit, hotele, institucione kulturore, muzeje dhe dhe organizator të kongreseve.

Organizata Turistike e ka prezentuar qytetin si destinacion atraktiv për kalimin e pushimeve me anë të materijalit te ri promovues. Shumë agjensi nga Rumania janë të intersuara për të bashkëpunuar me Ulqin duke marrë parasysh edhe faktin që për të parën herë jemi prezent në këtë panair. Poashtu edhe shumë agjensi në katalogjet e tyre shesin kapacitet e akomodimeve në Mal të Zi. Ato janë: „Your holiday” „Interra” „Paralela 45″, „Karpaten”, „Filadelfija”, „Z-Tour”, „Exim Tour”, „Omnia tourism”, „Christian Tour”.

Rumunet më së shumti udhëtojnë në mënyrë individuale dhe më tepër janë të interesuar për çmimet në akomodimet private, si dhe për aktivitetet me të cilat mund të merren gjatë qëndrimit të tyre, kurse në vitin 2013 në Ulqin rumunet kanë realizuar 7.926 fjetje.

Dy ditet e para të panairit janë të parashikuara për vizita pune kurse dy ditët tjera për publikun. Gjatë fundjavës pritet një numër më i madh i vizitorëve dhe pritet të ketë interesim edhe për Ulqinin.

Shërbimi i OT Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do