OT: PËR VIT TË RI NË ULQIN QENDRUAN 12 MYSAFIRË!?

Vitit i ri by gezim mavriqSipas të dhënave zyrtare të Organizatës turistike, në Ulqin gjatë festës së vitit të ri kanë pushuar 12 mysafirë të cilët realizuan 23 fjetje, shkruan “Dan”.

Kjo gazetë thekson që është organizuar pritja e Vitit të ri në Ranë, por që ajo ishte nën hijen e pritjes në qytetet tjera në Bregdet.

Zhgënjimin e vet nuk e fshehin as punëtorët turistik. “Vetë jemi fajtorë për këtë që po na ndodh dhe çdo justifikim i mundshëm nuk është arsyetim. Të ishte fati prej tetorit kemi mundur të nisim diçka, dhe nëse komuna dhe OT nuk mund ta përballojnë vetë financiarisht, të gjithë ne do të jepnim kontributin e vet, siç vepruan në Budva dhe Herceg Novi”, tha pronari i kompanisë “Hollegro” Prela Shkrela.

Ai tha që nuk e kupton si punëtorët turistik pajtohen me faktin që me dekada nuk bëhet asgjë në mënyrë që të realizohet xhiroja më e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”
Komuna: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR RIKONSTRUKSIONIN – ASFALTIMIN E BULEVARDIT TEUTA DHE RRUGËS “28 DHJETORI”

Komuna e Ulqinit dhe SH.P.K. Putevi Bar, si ofertues me ofertën më të volitshme, kanë lidhur Kontratën për Rindërtimin – Asfaltim të Bulevardit Teuta dhe Rrugës “28 Dhjetori”. Vlera e kontratës së nënshkruar

Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE
Veprimtaritë Komunale: APEL QYTETARËVE PËR DEPONIMIN E DUHUR TË MBETURINAVE

U lutemi që në kontejnerët për mbeturina shetpiake të mos hidhni materiale ndezëse apo material të ndezur. Në këtë rast patëm problem një eksplozion mbrenda kamionit për transportin e mbeturinave ku hiri

Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA
Horizonti i Ri: TË RINJTË MËSOJNË PËR RREZIKUN NGA DEZINFORMIMI NË MEDIA

Fundjavën që shkoi OJQ Horizonti i Ri realizoi edhe një sesion trajnues me të rinjtë nga Malësia dhe Ulqini. Mysafir ligjërues në këtë aktivitet ishte gazetari Ismet Kallaba, i cili për vijuesit e programit

Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË
Uruçi: FASADAT NË FOKUSIN E BASHKËPUNIMIT TË KOMUNËS DHE FAKULTETIT NË TIRANË

Studentët e vitit të pestë dhe profesorët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) të Universitetit Politeknik të Tiranës, qëndruan këtë fundjavë në Ulqin. Arsyeja e vizitës ishte detyra e tyre

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E MADHE E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën më 30 nëntor, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Në periudhën prej orës 8 deri në 15,00 – Pistulli,