Panairi ne Prage është një manifestim tradicional ku TO e Ulqinit prezantohet me shume sukses, ndërsa tregu u Çekisë prej te cilit vjen një numër i konsiderueshëm i turisteve është shume i rëndësishëm për një sezone te suksesshme. Bashkëpunimi i mire me organizatat lokale turistike ka rezultuar me pjesëmarrjen e përbashkët ne ketë panair, kështu qe OT e Ulqinit merr pjese se bashku me OT te Budves, Tivarit, Tivatit, Kotorrit dhe Herceg Novit.Ditën e pare te panairit janë mbajtur takime te ndryshme me përfaqësuesit e agjencive turistike dhe turoperaterëve. Te gjithë vizituesve te banakut tone i është ofruar një numër i madh i materialeve propaganduese si ne gjuhen angleze ashtu edhe ne gjuhen çeke me ane te cilëve kane mundësinë te njoftohen me ofertën turistike si te Ulqinit ashtu edhe te Malit te Zi për vitin 2014. Interesimin me te madh e kane treguar për akomodimin ne hotele si dhe at privat ne vendet bregdetare, si dhe për çmimet për sezonin e ardhshme turistike.
Me kënaqësi mund te themi qe Çekët tregojnë një interesim te madh për Ulqinin sepse ato janë turiste me eksperience qe janë posaçërisht te interesuar për natyrën dhe pushimin aktiv siç është Kite Surfi ne Plazhin e madh. Deri ne fund te vitit 2013 Ulqinin e kane vizituar 7.304 turiste nga Çekia qe kane realizuar 51.080 fjetje, e kjo do te thotë 8% me tepër ne krahasim me vitin 2012.
Ne panairin ndërkombëtar te 23 ne Prage marrin pjese 50 vende te ndryshme me rreth 800 ekspozues. Deri ne mbarim te panairit priten rreth 35.000 vizitues.
Shërbimi i OT Ulqin